Pyetjet e bëra shpesh

logo logo logo
1. Si mund të fitoj akses te sondazhet?

Të gjithë Panelistët do të marrin ftesat e sondazheve me e-mail ose me telefon nga IDRAPOLL me links që të çojnë në sondazhe. Nuk ka asnjë detyrim që panelistët t’i përgjigjen anketave. Secili sondazh duhet të përgjigjet vetëm një herë.


2. A kam nevojë për të blerë ndonjë gjë për t’u kualifikuar për sondazhet?

Jo, të gjithë janë të lirë të aplikojnë për anëtarësimin në Panel dhe më pas plotësimin e sondazheve pa patur nevojë të blejnë diçka.


3. Pse duhet t’i bashkohem IDRAPoll?

Duke ju bashkuar IDRAPoll, ju do të keni mundësinë për të ndikuar tek konsumatorët dhe vendimmarrësit socialë me mendimet dhe opinionet tuaja. Gjithashtu, ju mund të fitoni pikë për plotësimin e anketave, të cilat më vonë do të përkthehen në shpërblime.


4. A ka ndonjë kosto për t’u bashkuar me IDRAPoll?

Jo, anëtarësimi në IDRAPoll është tërësisht falas.


5. Çfarë është IDRAPoll?

IDRAPOLL nuk është thjesht një panel anketimi online. Ne jemi një KOMUNITET që i jep anëtarëve tanë një ZË. Ne rekrutojmë nga sondazhe të ndryshme, portalet e medias dhe rrjetet sociale. Ne u ofrojmë anëtarëve tanë mundësinë për të marrë pjesë sot në testimin dhe vlerësimin e shërbimeve dhe produkteve të së nesërmes. Zëri juaj përfaqëson zërin e mijërave!