Pyetjet e bëra shpesh

logo logo logo
1. Si mund ta rigjej fjalëkalimin tim?

Ju mund të klikoni këtu për të futur adresën tuaj email. Më pas sistemi do t’ju dërgojë një mesazh konfirmues për ndryshimin e fjalëkalimit. Ju lutemi të ndiqni udhëzimet që do ju dërgohen në atë mesazh.


2. Si mund ta ndryshoj fjalëkalimin tim?

Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj, klikoni mbi menu-në sipër-djathtas. Aty do të gjeni link-un “Ndrysho fjalëkalimin”.


3. Si mund të ndryshoj informacione të tjera personale që kam futur që në fazën e regjistrimit?

Të dhënat personale nuk mund të ndryshohen nga vetë Panelistët. Nëse ka gabime ose ndryshime në të dhënat tuaja personale, ju mund të dërgoni e-mail në admin@idrapoll.com. Gjithashtu, përditësimi i informacionit personal do të kërkohet rregullisht në mënyrë automatike nga sistemi.


4. Si mund ta ndryshoj informacionin tim të kontaktit?

Pasi të keni hyrë në panelin e IDRAPOLL ne adresen user.idrapoll.com, klikoni mbi link-un “Profili im“. Aty ju mund të ndryshoni operatorin tuaj celular, numrin e telefonit si dhe adresën e-mail dytësore.