Pyetjet e bëra shpesh

logo logo logo
1. A mund të refuzoj t’i përgjigjem disa pyetjeve personale?

Ju nuk keni detyrim për t’iu përgjigjur pyetjeve personale specifike dhe pyetjet e tilla gjithmonë do të përfshijnë një opsion “preferoj të mos përgjigjem”.


2. A ruhen përgjigjet e mia si konfidenciale?

Përgjigjet tuaja individuale ndaj sondazheve do të mbeten konfidenciale dhe do të përdoren vetëm në grup me përgjigje të tjera konfidenciale. Përgjigjet e siguruara nga ju do të pseudonimizohen nga IDRAPOLL për arsye sigurie dhe do të ndahen vetëm me klientët tanë në një formë anonime, përveç nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë për t’u identifikuar.


3. A ka rrezik shpërdorimi të informacionit tim personal?

Ne jemi shumë të rreptë dhe të kujdesshëm për informacionin e ndjeshëm të anëtarëve të panelit tonë. Detajet e tyre mbahen në një bazë të dhënash të sigurt dhe nuk janë të lidhura me asnjë nga opinionet apo sondazhet që ata marrin. Të gjitha informatat tuaja ruhen në servera të sigurtë që janë në pronësi ose me qera nga ne.