Results

logo logo logo

< Previous page

08/09/2021
Shqiptarët mbështesin strehimin e emigrantëve afganë
in

Një nga temat më diskutuara të javëve të fundit në Shqipëri ka qenë strehimi i emigrantëve afganë në vendin tonë. Nxitur nga këto debate dhe diskutime të hasura gjerësisht në media dhe jashtë saj, IDRApoll vendosi të hulumtojë më konkretisht qëndrimin e shqiptarëve lidhur me këtë çështje.

Publiku u pyet fillimisht se sa e mbështesin vendimin për të pranuar dhe strehuar emigrantët afganë në Shqipëri.

Shqiptarët mbështesin strehimin e emigrantëve afganë

Rezultatet e anketës, ku morën pjesë 1000 persona, tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë (58%) e mbështesin vendimin për pranimin dhe strehimin e emigrantëve afganë.  Në këtë grupim përfshihen ata qytetarë të cilët e mbështesin plotësisht këtë vendim të qeverisë shqiptare (20%), si dhe ata të cilët e mbështesin më së shumti (38%). Ndërkaq, anketa nxjerr në pah se rreth 42% e qytetarëve e kundërshtojnë pranimin dhe strehimin e afganëve në vendin tonë. Në këtë kategori të të anketuarëve evidentojmë ata të cilët e refuzojnë kategorikisht këtë vendim (18%), si dhe ata të cilët përgjithësisht e kundërshtojnë faktin e pranimit dhe strehimit të emigrantëve afganë (24%).

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues për moshën nga 18 deri në 54 vjeç, realizuar në fund të muajit gusht 2021. Toleranca e gabimit për këtë anketim është ±3.1% me një interval besueshmërie 95%.

 

© 2018 - 2021 IDRA Research & Consulting