Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

07/06/2021
Cilat janë mediat sociale më të përdorura nga shqiptarët?
Në Rezultatet

IDRApoll.com, komuniteti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting në sondazhin e radhës ka pyetur përdoruesit e internetit se cilat janë mediat sociale që ata përdorin.

Pyetja që u hodh në panel ishte: Cilat nga mediat sociale ose platformat e listuara më poshtë përdorni
(Ju lutem zgjidhni të gjitha ato që përdorni)

Kampioni i përftuar rezultoi N=1045 të anketuar, i peshuar në lidhje me urbanitetin, qarkun, gjininë dhe moshën në mënyrë që rezultatet të jenë përfaqësuese për moshën 18-44 vjeç. Toleranca e gabimit për këtë kampion është 3.1%.

Instagram, Facebook dhe Youtube janë mediat sociale dhe platformat më të përdorura nga të anketuarit, respektivisht nga 85% e të anketuarve përdorin Instagram, 82% përdorin Facebook dhe 74% Youtube.

Me një diferencë të konsiderueshme renditen më poshtë platformat e tjera sociale si Linkedin, Snapchat, dhe Tik Tok (rreth 30% për secilën).

Më pak të përdorura janë Pinterest me rreth 22% dhe Twitter i cili përdoret vetëm nga 12% e të anketuarve. Ndërsa 7% e të anketuarve përdorin media sociale ose platforma të tjera dhe rreth 1% e të anketuarve përdorues të internetit nuk përdorin asnjë media sociale.

Diferenca të rëndësishme vërehen në përdorimin e mediave sociale dhe platformave nga grupmosha të ndryshme. Duket qartazi që të rinjtë, të moshës 18-25 vjeç përdorin më shumë media sociale si Instagram, Snapchat, Tik Tok dhe Youtube. Rreth 92% e të anketuarve të kësaj grup moshe përdorin Instagram kundrejt 79% e të anketuarve të moshës 26-44 vjeç të cilët përdorin të njëjtën media sociale. Snapchat përdoren nga rreth 45% e të rinjve dhe vetëm 18% e të anketuarve të moshës 18%. Thuajse e njëjta situatë vërehet edhe me Tik Tok, ku rreth 41% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç e përdorin këtë platformë, kundrejt 20% e të anketuarve të moshës 26-45 vjeç. Për Youtube nga ana tjetër vërehet një diferencë më e vogël, ku rreth 9% më shumë të anketuarit e moshës 18-25 vjeç përdorin këtë platformë krahasuar me moshën 26-44 vjeç.

Nga ana tjetër të anketuarit e moshës 26-44 vjeç përdorin më shumë Facebook, rreth 89% krahasuar me 72% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç të cilët përdorin të njëjtën platformë.

Ndërkohë kur analizojmë rezultatet sipas gjinisë vërehet që të anketuarit burra përdorin më shumë Facebook (87% e burrave kundrejt 75% e grave) dhe Linkedln (32% e burrave kundrejt 28% e grave).

Të anketuarat gra nga ana tjetër përdorin ndjeshëm më shumë se burrat platformat si Snapchat (36% gra kundrejt 24% burra) dhe Pinterest (33% gra kundrejt 12% burra).

Lidhur me platformat e tjera nuk shikohen diferenca të mëdha midis burrave dhe grave.

 

© 2018 - 2021 IDRA Research & Consulting