Rezultatet
< Faqja e mëparshme
Covid-19, qytetarët po përgatiten që kjo situatë kufizimesh mund të vazhdojë gjatë. Ndërkohë që Shqipëria po futet në javën e dytë të aplikimit të masave drastike në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19, IDRA ka realizuar një anketë tjetër mbi këtë temë.
Realizimi i këtyre anketave është bërë i mundur në kohë rekord falë përdorimit të panelit të anketimeve online www.IDRApoll.com, të vënë në jetë prej gati një viti nga kompania IDRA.
Në 24 orët e fundit (15-16 mars 2020) anëtarët e panelit IDRApoll.com janë pyetur mbi pritshmëritë në lidhje me kohëzgjatjen e situatës aktuale të kufizimeve që kanë aplikuar autoritetet. Rezultatet tregojnë se rreth 92% e të anketuarëve mendojnë se kjo situatë kufizimesh do të vazhdojë për dy ose më shumë javë. Ndërkohë pak më tepër se gjysma e tyre, rreth 52%, presin që kjo situatë të prekë javën e tretë. Akoma më pak optimist duken se janë rreth 1/4 e të anketuarëve (27%), të cilët nuk e shikojnë zgjidhjen as pas javës së tretë.
Më “të frikësuar” nga kjo situatë duken të jenë të anketuarit mbi 45 vjeç, shumica e tyre (64%) e shikojnë më të largët zgjidhjen e kësaj situate. Moshat e reja (deri në 30 vjeç) duket se janë më “optimistë”, ata e shikojnë zgjidhjen brenda 2 javëve të ardhshme.
Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-54 vjeç. Numri i të anketuarëve me anë të CAWI – Computer-assisted web interviewing, nëpërmjet www.idrapoll.com, është 646 individë.