Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

16/03/2020
COVID-19, shqiptarët të gatshëm të vetëizolohen për 10 ditëshin e ardhshëm
Në Rezultatet

Gjatë 24 orëve të fundit (13-14 mars 2020) IDRApoll (www.idrapoll.com), panel anketimi online pjesë e IDRA Research & Consulting, ka realizuar një sondazh për matjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë në raport me situatën e COVID-19.
 
Nga rezultatet e marra nga kjo anketë, ajo që bie në sy menjëherë është fakti se qytetarët duken të bindur të ndjekin masat e forta të karantinës të marra nga qeveria.
 
Rreth 79% e popullsisë në zonën Tiranë- Durrës përgjigjen se në 10 ditëshin e ardhshëm do të izolohen plotësisht në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për emergjenca. Pak më e ulët duket kjo bindje në qytetet e tjera të vendit ku vetëm 68% e popullsisë duket e gatshme të vetëizolohet për 10 ditëshin e ardhshëm.
 
Rezultatet janë përfaqësuese urbane në segmentin e moshës 18-54 vjeç. Numri i të anketuarëve me anë të CAWI – Computer-assisted web interviewing, nëpërmjet www.idrapoll.com, është 438 persona.
 
Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 4% me një interval besueshmërie 95%.
 

© 2018 - 2020 IDRA Research & Consulting