Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

09/02/2018
IDRA dhe UN Women kryejnë studimin mbi votimin në Shqipëri
Në Rezultatet

Në vitin 2017, me mbështetjen teknike dhe financiare të UN Women, IDRA kreu studimin e fundit mbi të drejtën për të votuar dhe procesin e përgjithshëm të zgjedhjeve, i cili bazohej në një anketë kombëtare të 1300 personave të moshës 18 vjeç e lart.

Sondazhi u krye gjatë periudhës tetor-nëntor 2017, dhe u shtri në të gjithë territorin e Shqipërisë. Qëllimi i këtij studimi ishte për të nxjerrë në pah opinionet e qytetarëve mbi praktikat që mund të ndërhyjnë në lirinë e votimit, në vlerësimin e fenomenit të “votimit familjar” dhe në identifikimin e mungesës së kuadrit ligjor, kulturor dhe strukturor pas këtyre përvojave.

Disa nga gjetjet kryesore përfshinë përqindjen e votimit të burrave dhe grave, lirinë e zgjedhjes dhe lëvizjes, modulin gjinor etj.