Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

10/04/2019
Loja e superfuqive, shqiptarët qartazi “me Perëndimin”
Në Rezultatet

Pjesë e një anketimi të realizuar nga IDRA Research ka qënë edhe pyetja mbi influencën që kanë vende më të rëndësishme në botë. Sipas të dhenave, të cilat kanë një shtrirje përfaqësuese në moshë, gjini dhe territor, 93% e shqiptarëve mendojnë se Gjermania ka influence pozitive, 3 pikë më poshtë renditen SHBA e më pas vjen BE etj.

Përsa i përket ndikimit negativ, sipas shqiptarëve, vendin e parë e ze Rusia me 51% të të anketuarëve.

Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampionimi përfaqësues kombetar të përbërë nga 600 të anketuar me ane te metodes balle per balle. Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 4% me nje interval besueshmërie 95%.