Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

12/02/2018
Studimi “Korrupsioni në Shqipëri. Perceptimi & Përvoja”
Në Rezultatet

IDRA realizon studimin e rradhës mbi korrupsionin në Shqipëri, në kuadër të strategjisë Anti-korrupsion 2015-2020 dhe Integrimit Europian, mbështetur nga Qeveria Shqiptare. Qëllimi kryesor i studimit të vitit 2017 “Korrupsioni në Shqipëri. Perceptimi & Përvoja” është që të vazhdohet diskutimi i bazuar në prova mbi çështjet e korrupsionit në Shqipëri. IDRA ka realizuar valën e vitit 2015 të Korrupsionit dhe ka rifilluar këtë diskutim pasi qeveria e re erdhi në pushtet në vitin 2013.

Me mandatin e ri të qeverisë dhe me një fokus të ri për mandatin e dytë në reformat Anti-korrupsion, sondazhi publik siguron të dhëna mbi perceptimin dhe përvojat e publikut me këtë dukuri dhe krahason nivelet e korrupsionit me anketat e mëparshme të kryera nga IDRA nga viti 2006-2010 dhe në vitin 2015.

Gjithashtu ky studim tregon se si ka ndryshuar perceptimi dhe përvoja e qytetarëve mbi korrupsionin që nga mandati i parë i qeverisë, tregues ky i progresit apo regresit të përpjekjeve anti-korrupsion. Çështjet kryesore të studimit kanë të bëjnë me: Perceptimin e Korrupsionit, Kontributin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, Besimin në Institucione,Transparencën e Institucioneve, Dijeninë rreth aktiviteteve Anti-Korrupsion, Përvojën me korrupsionin, dhe Qëndrimin ndaj Korrupsionit.