Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

28/05/2019
Mijëvjeçarësit për zgjedhjet dhe datën e tyre
Në Rezultatet

Ndërkohë që jemi duke u futur në 30 ditëshin e fundit përpara datës së dekretuar për zgjedhjet lokale 2019, opozita i qëndron deklarimit se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje e madje as nuk do të lejojë zhvillimin e tyre në datën 30 qershor.   Nga ana tjetër, mazhoranca duket e vendosur të shkojë në këtë proces zgjedhor.

IDRApoll ka shtruar një pyetje në panelin e saj mbi skenarin më të mundshëm që pritet të ndodhë në këto kushte.

Sipas kësaj ankete duket se rreth 50% e të anketuarëve,  konsiderojnë skenarin më të mundshëm atë të zhvillimit të zgjedhjeve lokale në datën 30 qershor, por me diferenca përsa i përket mundësisë së pjesëmarrjes së opozitës në to. Rreth 31% janë ata që mendojnë se zgjedhjet do të mbahen ne 30 Qershor dhe opozita do te hyje në këto zgjedhje ndërkohë që 19% ata që mendojnë se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor  por pa opozitën pjesëmarrëse.

Rreth 30% e të anketuarëve janë të sigurt se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në datën  30 qershor por do të shtyhen, ndërsa 20% e tyre zgjedhin opsionin “Nuk e di/Nuk më intereson”.

Ky sondazh qendroi i hapur nga data 20 deri në datën 28 maj 2019. Gjithsej kësaj ankete iu përgjigjën 631 panelistë. Për të siguruar që rezultatet të jenë përfaqësuese, është aplikuar peshim sipas qarkut, zonës së banimit, moshës dhe gjinisë. Theksohet se rezultatet e paraqitura për këtë anketë janë përfaqësuese vetëm për moshat 18 – 44 vjeç. Toleranca e gabimit për këto rezultate duke ju referuar vetëm kësaj moshe (18 – 45 vjeç) është ±4.2% me interval besueshmërie 95%).

*Tentativë shqipërimi për termin Millenials

[1] Në fakt ka shumë përkufizime mbi moshën e tyre. Për këtë rast është konsideruar një prej përkufizimeve më të përdorur (te lindurit midis periudhes 1975-2000)