Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

11/04/2019
Mosbesim i theksuar ndaj sigurisë se ushqimeve qe konsumohen!
Në Rezultatet

Gjatë javës së parë të muajit Prill, në IDRApoll (www.idrapoll.com), panel anketimi online i realizuar nga IDRA Research and Consulting, është shtruar një pyetje mbi besimin që kanë konsumatorët shqiptarë në ushqimet që konsumojnë.

Në bazë të rezultateve vihet re një mosbesim i theksuar i konsumatorit shqiptar në raport me atë që konsumon.

Më konkretisht, 53% e tyre përgjigjen “më së shumti jo dakord” me shprehjen “Unë kam besim në sigurinë e produkteve ushqimore që konsumoj”, 37% i përgjigjen “plotësisht jo dakord”. Ndërkohë që vetëm 2 % e të anketuarave janë “plotësisht dakord” me pyetjen e mësipërme.

Nga analiza e të dhënave vihet re se kjo shpërndarje e opinionit është relativisht e njëjtë në moshë, gjini dhe standard jetese.

Rezultatet janë përfaqësuese kombwtare për moshën 18-54 vjeç. Numri i të anketuarëve me anë të CAWI – Computer-assisted web interviewing, nëpërmjet www.idrapoll.com, është 500 persona.

Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 4% me një interval besueshmërie 95%.