Rezultatet

logo logo logo

< Faqja e mëparshme

30/01/2019
Studentet, Protesta dhe Pakti per Universitetin
Në Rezultatet

IDRAPOLL ka kryer anketën më të fundit me anëtarët e panelit online, duke kërkuar mendimin e tyre ndaj çështjes së protestës studentore dhe “Paktit për Universitetin”, një marrëveshje e ofruar nga qeveria shqiptare për studentët protestues si një afirmim i plotësimit të kërkesave të tyre dhe më tej. Anketa u krye online nëpërmjet platformës IDRAPOLL. Gjithsej kësaj ankete iu përgjigjën 563 panelistë. Për të siguruar që rezultatet të jenë përfaqësuese, është aplikuar peshim sipas qarkut, zonës së banimit, moshës dhe gjinisë. Theksohet se rezultatet e paraqitura për këtë anketë janë përfaqësuese vetëm për moshat 18 – 44 vjeç. Moshat mbi 44 vjeç nuk janë përfaqësuar dhe janë hequr nga përllogaritja e rezultateve. Toleranca e gabimit për këto rezultate duke ju referuar vetëm kësaj moshe (18 – 44 vjeç) është ±4.1% me interval besueshmerie 95%).

Pyetja e drejtuar ndaj panelistëve kërkoi opinionin e tyre për dy çështje: i) nëse qeveria i ka plotësuar ose jo kërkesat e studentëve dhe ii) nëse protesta e studentëve duhet të vazhdojë. Rezultatet paraqiten në infografin e mëposhtëm.

 

Rreth 31% e të anketuarve bien dakord me mendimin që qeveria i ka plotësuar kërkesat. Nga këta, 17% mendojnë se “studentët duhet të ndërpresin protestën” përkundrejt 14% të cilët mendojnë se megjithatë “protesta duhet të vazhdojë pasi bëhet fjalë për më shumë se këto kërkesa”. Nga ana tjetër, 65% e panelistëve pajtohen me mendimin se qeveria nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat, prej të cilëve 41% bien dakord me mendimin se “studentët duhet të vazhdojnë protestën” përkundrejt 24% që mendojnë se megjithatë ” studentët duhet të kthehen në mësim”.