Contact

logo logo logo

 

IDRAPOLL

IDRAPOLL nuk është thjesht një panel anketimi online. Ne jemi një KOMUNITET që i jep anëtarëve tanë një ZË. Ne rekrutojmë nga sondazhe të ndryshme, portalet e medias dhe rrjetet sociale. Cilësia e panelit sigurohet përmes disa masash kontrolli që përfshijnë verifikimin e emailit dhe të telefonit, përditësimet periodike mbi profilet socio-ekonomike dhe kufizimin e anketave në muaj.

Anëtarët e panelit shpërblehen për sondazhet që marrin, përmes një sistemi me pikë. Pikët mund të konvertohen në dhurata, të holla ose mund të dhurohen për bamirësi. Ne jemi shumë të rreptë dhe të kujdesshëm për informacionin e ndjeshëm të anëtarëve të panelit tonë. Detajet e tyre mbahen në një bazë të dhënash të sigurt dhe nuk janë të lidhura me asnjë nga opinionet apo sondazhet që ata marrin.

Për t’u bërë anëtar i Grupit IDRAPOLL, ju duhet të jeni banor i Shqipërisë dhe të jeni 16 vjeç ose më i madh. Ne u ofrojmë anëtarëve tanë mundësinë për të marrë pjesë sot në testimin dhe vlerësimin e shërbimeve dhe produkteve të së nesërmes. Zëri juaj përfaqëson zërin e mijërave!

Mirënjohje dhe Miratim

Duke shënuar “Unë pajtohem” gjatë procesit për tu regjistruar si anëtar i IDRAPOLL, ose duke marrë pjesë në një aktivitet të IDRAPOLL, ose thjesht duke hyrë dhe përdorur faqet e internetit IDRAPOLL, ju pranoni të jeni të detyruar nga këto Kushte, përfshirë Politikën e Privatësisë dhe Politikën e Cookies inkorporuar këtu si referencë. Nëse nuk dëshironi t’i pranoni këto Kushte, duhet të dilni menjëherë nga faqja e IDRAPOLL / ose të ndaloni pjesëmarrjen në ndonjë Panel të IDRAPOLL ose Aktivitetet e IDRAPOLL.

Rregullat dhe Kushtet e Përdorimit

Rregullat për pjesëmarrësit në sondazhet e IDRAPOLL

Sondazhet e IDRAPOLL përdorin këtë Panel i cili përbëhet nga të anketuarit që i përgjigjen pyetësorëve në Internet duke hyrë në lidhjet (links) që IDRAPOLL i dërgon anëtarëve të Panelit (“Paneli” / “Ju”) përmes postës elektronike ose nëpërmjet telefonit.

Anëtarësimi në panel

Të gjithë janë të lirë të aplikojnë për anëtarësim në Panel. Megjithatë, ne rezervojmë të drejtën e vetme për të mohuar anëtarësimin, pa asnjë kërkesë për të justifikuar një refuzim të tillë. Në rast se procesi i regjistrimit nuk përfundon me sukses, informacioni juaj personal nuk do të ruhet nga ne.

Anëtarësimi nuk është i hapur për punonjësit e IDRA Research & Consulting ose anëtarëve të familjes së tyre të afërt. Anëtarësia është e kufizuar në një anëtar për familje.

Profili i Anëtarësisë së Panelit dhe Llogaria juaj

Pas përfundimit të procesit të Regjistrimit IDRAPOLL, Anëtarët do të pajisen me një profil (“Profili i Anëtarësisë së Panelit”) dhe një llogari (“Llogaria IDRAPOLL” për Panelin dhe Aktivitetet IDRAPOLL) për të cilën jepet Kredia (siç përcaktohet më poshtë).

Vetëm një Profil i Anëtarësisë së Panelit është i lejuar për cdo Anëtar dhe vetëm një Llogari IDRA është e lejuar për cdo Anëtar, për panelin për të cilin Kredia jepet. Çdo Anëtari që i është gjetur të ketë Profil me Anëtarësime të shumta të Panelit dhe / ose profile dytësore të Anëtarësimit të Panelit, do t’i fshihen llogaritë. Kredia e përllogaritur në llogaritë dytësore nuk mund të transferohet. IDRAPOLL mund të kërkojë dëshmi të identitetit në rast të një mosmarrëveshjeje. Një adresë e-mail unike duhet të përdoret nga secili Anëtar.

Secili Profil dhe LLogari e Anëtarësisë së Panelit duhet të përdoret vetëm nga një Anëtar individual dhe nuk mund të përdoret nga ndonjë individ tjetër pa lejen dhe autorizimin e IDRAPOLL. Ju pranoni që të njoftoni IDRAPOLL menjëherë nëse jeni në dijeni ose dyshoni në ndonjë përdorim të paautorizuar të informacionit tuaj të identifikimit, profilit të Anëtarësisë së Panelit dhe / ose llogarisë, ose ndonjë shkeljeje tjetër të sigurisë.

Në rast të hyrjes në llogarinë tuaj IDRAPOLL nga një individ tjetër, IDRAPOLL rezervon të drejtën për të ngrirë llogarinë derisa të arrihet një zgjidhje. IDRAPOLL rezervon të drejtën për të kërkuar çdo përfitim të fituar nga aksesi i përdoruesit të paautorizuar, për të cilin Anëtari nuk do të ketë mundësi ankimimi kundër IDRAPOLL.

Anëtarët mund të krijojnë kredi për llogarinë e tyre (“Kredi”) në mënyrën e përshkruar në detaje në faqen e internetit IDRAPOLL, duke përfshirë përfundimin e procesit të regjistrimit dhe pjesëmarrjen në Panelin dhe aktivitetet e lidhura për të cilat Kredia jepet. Shuma e Kredisë së përllogaritur për pjesëmarrje në Panelin ose aktivitetin e lidhur do t’i njoftohet Anëtarëve përmes komunikimeve të autorizuara.

Përveç rasteve kur njoftohet ndryshe në mënyrë specifike, Kredia mund të fitohet vetëm duke ndjekur të gjitha udhëzimet lidhur me fitimin e Kredisë. Dështimi i një Anëtari për të ndjekur me korrektësi çdo udhëzim ose procedurë të kërkuar mund të rezultojë në asnjë Kredi të fituar, për të cilin Anëtari nuk do të ketë mundësi ankimimi kundër IDRA Poll.

Kredia e fituar do të regjistrohet në llogarinë tuaj, por ajo nuk është në dispozicion për shlyerje derisa Anëtari të ketë arritur nivelin e përmbushjes së specifikuar të njoftuar në përfundim të procesit përkatës të regjistrimit.

IDRAPOLL rezervon të drejtën për të ndryshuar gamën e aktiviteteve të IDRAPOLL dhe Panelit përmes të cilave mund të grumbullohet Kredia dhe për të ndryshuar frekuencën e ftesës për këto aktivitete dhe panele. IDRAPOLL gjithashtu rezervon të drejtën për të ndryshuar nivelin e kredisë së kërkuar para se kjo Kredi të mund të shlyhet.

Kredia nuk mund të transferohet në llogari të tjera të IDRAPOLL e as të grumbullohet së bashku në ndonjë mënyrë dhe shitja ose shkëmbimi i kredisë është rreptësisht i ndaluar. Kredia nuk ka vlerë monetare dhe nuk mund të përdoret për ndonjë qëllim tjetër përveç shlyerjes së shpërblimit të caktuar.

Përdorimi i informacionit tuaj personal

Informacioni që na jepni do të trajtohet me besimin më të rreptë dhe në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret dhe rregullat në fuqi, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me privatësinë dhe të dhënat personale dhe duke përfshirë ligjet shqiptare mbi Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Rregulloren e Privatësisë dhe Komunikimeve Elektronike.

Si pjesë e këtij përkushtimi, ne premtojmë se:

Në disa raste, në lidhje me hulumtimin tonë, mund t’ju kërkojmë të jepni disa të dhëna të ndjeshme personale, për shembull zbulimin e origjinës suaj racore ose etnike, mendimet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikata ose të dhënat në lidhje me shëndetin ose jetën seksuale. Ju nuk keni detyrim për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe pyetjet e tilla gjithmonë do të përfshijnë një opsion “preferoj të mos përgjigjem”. Përgjigjet për këto pyetje do të mbeten konfidenciale përvec rastit kur ju pranoni në mënyrë të qartë dhe të lirë që përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve, së bashku me informacionet tuaja personale, mund t’i kalohen klientëve për analiza të mëtejshme kërkimore.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si mbledhim dhe / ose përdorim të dhënat tuaja personale, ju lutemi shihni politikat tona të privatësisë që gjenden më poshtë.

Politika e E-MAIL-it

Pasi të jeni regjistruar vullnetarisht në Panel dhe të keni konfirmuar adresën tuaj elektronike dhe numrin e telefonit, ju nuk duhet të shënoni email ose komunikime të tjera të marra nga IDRAPOLL si “spam” ose komunikim të padëshiruar sepse ju mund të jeni përgjegjës për ndonjë dëm që rezulton në IDRAPOLL.

Për shkak të cilësimeve të sigurisë së postës suaj, ftesat e sondazhit që merrni nga ne mund të drejtohen në dosjen tuaj të shpërndarjes / junk ose dosje të ngjashme. Për të shmangur këtë, ju lutem shtoni në e-mailin tuaj adresën noreply@idrapoll.com.

Rregjistrimi i informacionit të përgjithshëm

Në lidhje me analizat statistikore që IDRAPOLL i dërgon klientëve të saj, IDRAPOLL ka nevojë për disa informacione demografike dhe personale rreth jush, duke përfshirë informacionin konfidencial, për shembull, të të ardhurave tuaja. Sigurimi i këtyre të dhënave personale për IDRAPOLL është një kusht për pjesëmarrje në Panel sepse përndryshe nuk do të ishte e mundur që ne të përcaktojmë nëse pjesëmarrja juaj në çdo anketë do të përmbushë kriteret e anketave.

Me këtë consensus ju pranoni që IDRAPOLL t’i regjistrojë të dhënat tuaja në bazën e të dhënave të Panelit. Gjithashtu mund të kërkojmë informacione të caktuara lidhur me anëtarët e tjerë në shtëpinë tuaj. Ju lutemi sigurohuni, dhe jeni përgjegjës, që të keni ndonjë pëlqim përkatës të anëtarëve të familjes.

Të dhënat personale të ofruara për veten ose anëtarët e tjerë të familjes suaj, kur marrin pjesë në një anketë, transformohen në të dhëna anonime, të cilat do të përdoren vetëm për qëllime statistikore nga IDRAPOLL ose klientët e saj, përveç nëse ju shprehni qartë pëlqimin që ne të veprojmë ndryshe.

Gjatë procesit të regjistrimit dhe gjatë pjesëmarrjes tuaj në sondazhet tona kërkimore, ju pranoni të jepni vetëm informacion të vërtetë, të saktë dhe të plotë dhe pranoni të përditësoni informacionin lidhur me llogarinë e Panelit që ju keni plotësuar, për të siguruar që ajo të mbetet e përditësuar dhe e saktë.

Si funksionon Paneli?

Të gjithë Panelistët do të marrin ftesat e sondazhit me e-mail ose me telefon nga IDRAPOLL me links që të çojnë në sondazhe. Nuk ka asnjë detyrim që panelistët t’i përgjigjen anketave. Secili sondazh duhet të përgjigjet vetëm një herë. Ju lutemi mos shënoni postën elektronike nga IDRAPOLL si spam, sipas seksionit të mëparshëm. IDRAPOLL nuk është e detyruar të dërgojë sondazhe për të gjithë Panelistët për çdo studim të ri; as nuk mund të garantojë një numër minimal ose një maksimum të vrojtimeve në vit.

IDRAPOLL ka marrë masa të larta të sigurisë së të dhënave. Megjithatë, nëse ndonjë virus shfaqet në        e-mailet që ju janë dërguar, IDRAPOLL nuk është përgjegjës për pasojat që mund të sjellin raste të tilla dhe për këtë arsye nuk mund të kërkohet ndonjë dëmshpërblim nga IDRAPOLL.

Kur numri i nevojshëm i panelistëve është përgjigjur në një sondazh, IDRAPOLL ose klientët e saj kanë të drejtë të përfundojnë studimin dhe të mos mbledhin përgjigje të mëtejshme.

Përdorimi dhe pjesëmarrja e pranueshme

IDRAPOLL është e përkushtuar për krijimin e një mjedisi ku anëtarët mund të marrin pjesë në mënyrë të sigurtë dhe të respektuar, duke patur parasysh pikëpamjet dhe mendimet e panelistëve të tjerë. Ndërkohë që merr pjesë në Panel, ju duhet të kuptoni se çdo mesazh, opinion, informacion, foto ose ndonjë material tjetër i postuar nga Panelistët janë përgjegjësi e vetme e personit që ka postuar materialin. Ju pranoni që nuk do të postoni ose ngarkoni material që:

Është e rëndësishme të theksohet se IDRAPOLL nuk paracakton ndonjë informacion të postuar nga Panelistët. Sidoqoftë, IDRAPOLL rezervon të drejtën për të hequr çdo përmbajtje që është postuar nëpërmjet mjetit të sondazheve ose karakteristika të tjera interaktive që mund t’i bëjmë të disponueshëm Panelistëve.

Mbajtja e përgjigjeve nga sondazhet

Përveç informatave tuaja të kontaktit, si pjesë e përgjigjeve që ju i jepni IDRAPOLL-it pas regjistrimit dhe në çdo anketë, IDRAPOLL gjithashtu do të mbledhë të dhëna të tjera personale si numri i anëtarëve të familjes, numri i makinave në familje, etj. Ju bini dakord që IDRAPOLL të ruajë dhe t’i përdorë këto të dhëna për analizat statistikore dhe përzgjedhjen e ardhshme për sondazhet.

Përgjigjet e siguruara nga ju do të pseudonimizohen nga IDRAPOLL për arsye sigurie dhe do të ndahen vetëm me klientët tanë në një formë anonime, përveç nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj të qartë për t’u identifikuar.

Privatësia e fëmijëve

Për çdo sondazh që synon fëmijët, ne gjithmonë do të kërkojmë pëlqimin paraprak nga panelistët tanë që janë ose prind ose kujdestar ligjor, të cilët janë ligjërisht përgjegjës për fëmijën, përpara se ta ftojmë fëmijën të marrë pjesë në hulumtim.

Shpërblimi për sondazhet online

Çdo herë që të përfundoni një anketë para afatit, do të merrni pikë ose një shpërblim tjetër pas përfundimit. Lloji dhe madhësia e shpërblimit ose e tërheqjes së çmimit mund të ndryshojë sipas vështirësive të studimit, gjatësisë ose elementëve të tjerë të ngjashëm.

Nëse kërkoni të anuloheni nga Paneli, ju keni një muaj për të përdorur pikët tuaja bonus dhe për t’i shkëmbyer ato për bonot ose dhuratat. Në fund të kësaj periudhe, llogaria e pikëve do të fshihet automatikisht.

Kalimi i të dhënave të regjistruara

Në disa raste shumë specifike, si p.sh. pasi të pajtoheni për të marrë pjesë në një test të produktit ose kur vendosni një kërkesë për të marrë dhuratë, ose për të përpunuar shpërndarjen e shpërblimeve, IDRAPOLL do të përcjellë informacionet tuaja personale ose përgjigjet e studimit në një institut tjetër kërkimi tregu, klient përfundimtar ose një furnizues, sipas rastit.

Me pëlqimin tuaj të qartë, kur kërkohet në një anketë, ne mund të kalojmë përgjigjet tuaja individuale të sondazhit së bashku me informacionin tuaj personal (i cili nuk përfshin informacione të identifikueshme, p.sh. emrat) tek klienti që porositi sondazhin. Klienti do të përdorë këtë informacion vetëm për qëllimet e shpjeguara me miratimin tuaj të qartë.

Në rast se ju jeni bërë anëtar i Panelit nëpërmjet një furnizuesi të palës së tretë, ky furnizues mund të informohet se ju jeni bërë anëtar i Panelit dhe mund të keni akses në informacionin që keni dhënë gjatë procesit të regjistrimit.

Konfidencialiteti dhe kufizimi i përgjegjësisë

Si pjesëmarrës në kërkim, ju mund t’ju kërkohet të rishikoni konceptet, produktet dhe paketimet e reja ose informacionet që janë ende në fazat e hershme të zhvillimit. Ju mund të viheni në kontakt, të lejoheni të shihni ose të përdorni ose të keni akses ndaj informatave ose materialeve të fshehta jotregtare, konfidenciale, ose të tregtisë që janë pronë e vetme dhe ekskluzive e klientit tonë përkatës, duke përfshirë, pa kufizim, informacion në lidhje me produktet e klientit (kolektivisht, “Informacioni Konfidencial”). Ju nuk duhet të kopjoni, printoni, ruani, përcillni ose t’i zbuloni askujt me çfarëdo mënyre, informatat Konfidenciale për të cilat keni akses dhe nuk duhet të përdorni Informacionin Konfidencial për ndonjë qëllim tjetër përveç se për qëllimin që u është caktuar.

IDRAPOLL do të zotërojë dhe mbajë pronësi ekskluzive të markave të saj, logot, të drejtat e autorit, çdo përmbajtje të internetit të saj dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale.

Ju pranoni të mbroni dhe mbani IDRAPOLL të padëmtuar dhe secilin nga oficerët, partnerët, klientët, menaxherët, punonjësit, agjentët dhe avokatët e saj, nga të gjitha detyrimet, pretendimet, veprimet, paditë, procedurat, gjykimet, gjobat, dëmet (iii) pjesëmarrja juaj në anketat e hulumtimeve të kryera nga IDRA Poll, (iii) anëtarësia juaj në Panel, çdo pretendim i palës së tretë, ose (iv) çdo shkelje nga ju të këtyre Rregullave dhe Kushteve.

Çdo veprim i paligjshëm ose diskriminues i shkaktuar nga ju gjatë anëtarësimit tuaj brenda Panelit dhe pjesëmarrjes tuaj në sondazhet e hulumtimit të kryer nga IDRAPOLL, që mund të konsiderohet shkelje e ligjit penal dhe / ose civil, do të lejojë IDRAPOLL të përdorë të gjitha mjetet juridike në këtë drejtim në masën e plotë të lejuar me ligj dhe paanësi. IDRAPOLL nuk pranon asnjë garanci, të shprehur dhe të nënkuptuar, në lidhje me anëtarësimin tuaj brenda Panelit dhe pjesëmarrjes tuaj në anketat e hulumtimeve të kryera nga IDRAPOLL dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi (duke përfshirë ndonjë dëmtim indirekt, të veçantë, të rastësishëm ose pasiv) për ju ose për ndonjë palë të tretë, për anëtarësimin tuaj brenda Panelit dhe për pjesëmarrjen tuaj në hulumtimet e kryera.

Kushtet e pjesëmarrjes

IDRAPOLL rezervon të drejtën, në çdo kohë, të ndryshojë “Rregullat dhe Kushtet” e tanishme. Ne do t’ju informojmë për çdo përditësim nëpërmjet sektorit të lajmeve të faqes së internetit të anëtarëve të Panelit.

Herë pas here, ne mund t’ju kontaktojmë me e-mail ose telefon për qëllime të administrimit të llogarisë, si dhe buletineve me e-mail ose njoftimeve të veçanta që përmbajnë informacione kyçe që lidhen me aktivitetin e anëtarësimit të Panelit dhe përditësimet kryesore të Panelit (“Updates Membership”).

Ne gjithashtu mund t’ju dërgojmë me email komunikime rreth (i) aktiviteteve të Panelit, shpërblimeve që mund të keni të drejtë të tërhiqni për pjesëmarrje në sondazhet tona, (ii) fushatave të reja të angazhimit të Panelit që kemi lidhur me shpërblimet (e reja) të Panelit dhe / me emrin “Updates Angazhimi”). Marrja e ndonjërës nga këto përditësime të Angazhimit është fakultative dhe ju mund të zgjidhni të çregjistroheni nga përditësimet e Angazhimit në çdo kohë duke përdorur link-un e çregjistrimit të dhënë në ato e-maile.

Tërheqja nga Paneli

Këto Rregulla dhe Kushte janë të vlefshme për të tashmen, me një periudhë njoftimi prej xxx ditë pune të zbatueshme për të dyja palët. Ju mundeni që në çdo moment të kërkoni të largoheni nga Paneli dhe të mos merrni e-maile ose mesazhe telefonike nga IDRAPOLL dhe njoftimi për t’u larguar nga Paneli do të dërgohet me e-mail. Llogaria juaj do të bëhet jo-aktive në bazën e të dhënave të Panelit.

IDRAPOLL rezervon të drejtën të fshijë panelistët joaktive nga Paneli. Kjo do të thotë tërheqja e panelistëve nga Paneli dhe fshirja e plotë e pikëve përkatëse, nëse Paneli nuk i përgjigjet ndonjë sondazhi për më shumë se dymbëdhjetë (12) muaj. Ju lutem mbani mend se nëse, për ndonjë arsye, ju nuk jeni në gjendje t’i përgjigjeni sondazheve për një periudhë më të gjatë, ju mund të na informoni me e-mail në info@idrapoll.com, për të shmangur fshirjen nga Paneli.

Juridiksion

Këto Rregulla dhe Kushte rregullohen nga ligji shqiptar dhe juridiksioni jo-ekskluziv i gjykatave shqiptare. Nga tani e tutje, palët në mënyrë të pakthyeshme bien dakord t’i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave në Shqipëri në lidhje me çdo kërkesë për çështje që rrjedhin nga ose në lidhje me këto Rregulla dhe Kushte, Politikën e Privatësisë dhe Përdorimin e Cookies. Mbrojtja e privatësisë suaj është shumë e rëndësishme për ne, prandaj nëse keni ndonjë ankesë ose dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja për qasje, rishikim, korrigjim, fshirje apo kundërshtim të përpunimit të informacionit personal të identifikueshëm, ju lutemi të na kontaktoni përmes Kontaktit të Panelit në faqen IDRAPOLL.

Cookies & Gjurmët Dixhitale

Për qëllime statistikore, kontrollin e cilësisë, validimin dhe, më e rëndësishmja, për të parandaluar dërgimin e lajmërimeve për çdo anketim online që keni përfunduar, ne mund të vendosim dhe të ruajmë në kompjuterin tuaj “cookies”. Një cookie është një sasi e vogël e të dhënave që dërgohen në shfletuesin tuaj nga një server web dhe ruhen në hard diskun e kompjuterit tuaj. Ne gjithashtu kapim automatikisht informacion në lidhje me adresën tuaj IP, sistemin operativ, cilësimet e ekranit, llojin e shfletuesit, përdorimin e Flash dhe Java. Ne përdorim këtë informacion për të:

Ne nuk do të përdorim cookies për të mbledhur informacion të identifikueshëm për ju, dhe ne nuk e lidhim informacionin që ruajmë në cookies me informacion që dërgoni në faqen tonë (p.sh. përgjigjet tuaja në një sondazh), por e lidhim me profilin socio-demografik.

Ne përdorim cookies në vijim:

Ju lutem vini re se palët e treta mund të përdorin gjithashtu cookies, për të cilat ne nuk kemi kontroll. [Këto cookies ka të ngjarë të jenë analitike / cookies të performancës ose cookies të synuara]. Nëse nuk dëshironi që ne të përdorim cookies siç e kemi përshkruar më lart, ose nëse ndryshoni mendjen pasi të keni miratuar përdorimin e cookies, mund t’i fshini dhe bllokoni cookies në këtë faqe nëpërmjet shfletuesit tuaj. Nëse përdorni cilësimet e shfletuesit tuaj për të bllokuar të gjitha cookies (përfshirë cookies thelbësore), disa pjesë të faqes sonë të internetit mund të mos funksionojnë.

Mund të përdorim gjithashtu teknologjinë e gjurmëve dixhitale, të njohur gjithashtu si “Machine Identification”, për të mbledhur informacione të caktuara rreth hardware dhe software kompjuterik, për shembull, adresën tuaj IP, cilësimet e ekranit të monitorit tuaj, llojin e shfletuesit që po përdorni , llojin e sistemit operativ që po përdorni, etj. Ky informacion i dërgohet partnerit tonë të besuar të palës së tretë që e konverton atë në një numër serik unik – “gjurmët e gishtave” dixhitale – dhe përcakton nëse përputhet me shenjat e mëparshme të gishtërinjve. Të dhënat e grumbulluara në këtë proces dhe gjurmët e gishtave dixhitale të krijuara nuk janë të lidhura me asnjë nga të dhënat tuaja personale, ruhen në servera të siguruara dhe përdoren vetëm për të ndihmuar në parandalimin e panelistëve nga përfundimi i studimit të njëjtë shumë herë dhe për asnjë qëllim tjetër.

Si pjesë e hulumtimeve të reklamimit online dhe studimeve të përdorimit të internetit që ne kryejmë, mund të lexojmë edhe cookies të vendosura kur vizitoni faqet e internetit të tjera për të parë nëse keni vizituar faqen e internetit ose keni qenë të ekspozuar ndaj disa reklamave online të vendosura në faqet e internetit nga klientët tanë, siç është detajuar në tabelën e mëposhtme.

Duke rënë dakord me këto Rregulla dhe Kushte dhe të gatshëm të bëheni anëtar i IDRAPOLL, ju pajtoheni në mënyrë të qartë ndaj politikës sonë të cookies siç përcaktohet në Politikën tonë të Privatësisë, autorizoni IDRAPOLL për të vendosur dhe përdorur “cookies” në kompjuterin tuaj, për të përdorur teknologjinë dixhitale të gishtave mbi hardware dhe software kompjuterik, kapni dhe ruani informacione për adresën tuaj IP, sistemin operativ, cilësimet e ekranit, llojin e shfletuesit dhe përdorimin e Flash dhe Java.

Në varësi të marrëveshjes suaj paraprake, ne gjithashtu mund të instalojmë cookies të avancuar ose një kod të ngjashëm që mund të identifikojë etiketat e bashkangjitura në disa faqe të internetit ose në reklama në internet në lidhje me klientët tanë dhe / ose produktet e tyre. Përndryshe, sërish i nënshtroheni marrëveshjes suaj paraprake. Informacioni i marrë në këtë mënyrë do të përdoret për të na ndihmuar të dërgojmë sondazhe që janë të përshtatshme për ju (për shembull, mund të pyesim opinionin tuaj mbi reklamat që keni parë) ose për hulumtime të tjera në përdorimin e internetit.

Google Analytics

Ne gjithashtu përdorim një mjet përcjellës të palës së tretë të quajtur “Google Analytics” që përdor cookies për të gjurmuar informacionin jo të identifikueshëm personal për vizitorët në faqen tonë, në mënyrë që të mbledhim të dhëna për përdorimin e kësaj faqeje interneti, si sa shpesh përdoruesit vizitojnë këtë faqe interneti, çfarë faqesh vizitojnë kur e bëjnë këtë, dhe cilat faqe të tjera kanë përdorur para se të vijnë në këtë faqe. Ky informacion përfshin protokollin e Internetit (IP) të adresuar, llojin e shfletuesit, ofruesin e shërbimit të internetit (ISP), faqet referuese / dalëse, sistemin operativ, datën / orën dhe të dhënat e klikimit. Ne përdorim informacionin që mbledhim nga Google Analytics për qëllimin e vetëm të përmirësimit të faqes tonë të internetit, për të analizuar trendet, për të administruar faqen e internetit, për të gjetur lëvizjet e përdoruesve rreth faqes dhe për të mbledhur informacionin demografik në lidhje me bazën tonë të përdoruesit në tërësi. Ne nuk kombinojmë informacionin e mbledhur përmes përdorimit të Google Analytics me ndonjë informacion personalisht të identifikueshëm.

Edhe pse Google Analytics instalon një cookie të përhershme në shfletuesin tënd të internetit për t’ju identifikuar si një përdorues unik herën tjetër që vizitoni këtë faqe, cookie nuk mund të përdoret nga askush, përveç Google.

Për më shumë informacion rreth Politikës së Sigurisë dhe Privatësisë të Google Analytics, ju lutemi vizitoni https://support.google.com/analytics/ansëer/6004245?hl=en.

Politika e privatësisë

Siç u tha më lart, IDRA është e angazhuar fuqimisht për mbrojtjen dhe respektimin e privatësisë suaj.

Kjo politikë (së bashku me Rregullat dhe Kushtet e Përdorimit dhe Politikën e Cookies) dhe çdo dokument tjetër që i referohemi në këtë politikë ose në Rregullat dhe Kushtet tona të Përdorimit, duke përfshirë Kodin e Sjelljes së ESOMAR (shpjeguar më poshtë), përcaktojnë se si do të përdorni informacionin tuaj personal dhe me kë do të ndahet. Ju lutemi lexoni me vëmendje. Çdo ndryshim që mund t’i bëjmë politikës sonë të privatësisë në të ardhmen do të vendoset në këtë faqe.

Paneli IDRAPOLL angazhohet fuqishëm për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e të gjitha të dhënave personale të grumbulluara ose të zbuluara për ne: përdoruesit mund të sigurohen që privatësia e tyre dhe konfidencialiteti i informacionit të tyre janë prioriteti ynë numër një. Kjo politikë privatësie përcakton mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave personale dhe të tjera të identifikueshme nga faqja jonë e internetit në lidhje me shërbimet e ofruara këtu. Përdorimi i shërbimeve tona është krejtësisht vullnetar dhe për këtë arsye mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e informacionit tuaj personal të identifikueshëm në lidhje me Shërbimet dhe këtë Politikë të Privatësisë është me pëlqimin tuaj. Një pëlqim i tillë vullnetar mund të anullohet vetëm me fshirjen e profilit të përdoruesit në çdo kohë, por në mënyrë rigoroze pa efekt prapaveprues.

Paneli i IDRAPOLL përpiqet që të përputhet me praktikat e tij të privatësisë në të gjithë legjislacionin dhe rregulloret e zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave dhe kodet standarde të shoqërive të aplikueshme të hulumtimit të tregut dhe të opinionit, duke përfshirë ESOMAR-in, ku IDRA bën pjesë. ESOMAR (www.esomar.org), është një organizatë botërore për inkurajimin, avancimin dhe ngritjen e hulumtimit të tregut në mbarë botën. Jemi në përputhje me Kodet dhe udhëzimet e ESOMAR për standardet globale për kërkimin dhe analizën e të dhënave. Përveç kësaj, IDRA është gjithashtu e certifikuar me standardin ISO 2025-2012 për tregun, opinionin dhe hulumtimin social.

Në përputhje me më sipër, faqja jonë e internetit ka masa sigurie (duke përfshirë masat mbrojtëse fizike, elektronike dhe menaxheriale në internet dhe jashtë linjës) për të mbrojtur kundër humbjes, keqpërdorimit dhe ndryshimit të gjitha informacioneve nën kontrollin tonë. Megjithatë, asnjë transmetim përmes internetit nuk është 100% i sigurt dhe ju e pranoni këtë rrezik duke përdorur faqen tonë të internetit.

Si i mbajmë të dhënat tuaja të sigurta?

Të gjitha informatat tuaja ruhen në servera të sigurtë që janë në pronësi ose me qera nga ne.

Nëse keni një emër përdoruesi, fjalëkalim ose detaje të tjera identifikimi që ju mundësojnë të hyni në pjesë të caktuara të faqes tonë, ju nuk duhet të lejoni ndonjë person tjetër t’i përdorë ato dhe duhet t’i trajtoni ato si konfidenciale. Siç u tha më lart, nëse besoni ose dyshoni se dikush tjetër di detajet e identifikimit tuaj, ju duhet të na kontaktoni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju lutemi shihni edhe Termat dhe Kushtet e Përdorimit.

Për fat të keq, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk është plotësisht i sigurt. Edhe pse ne do të zbatojmë procedurat tona normale dhe do të respektojmë kërkesat ligjore për të mbrojtur informacionin tuaj, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e informacionit tuaj të transmetuar në faqen tonë dhe çdo transmetim është në rrezikun tuaj. Sapo të kemi marrë informacionin tuaj, ne do të përdorim procedura strikte dhe veçori të sigurisë për të parandaluar aksesin e paautorizuar.

Çfarë informacioni mbledhim nga ju?

Ne mund të mbledhim dhe përpunojmë të dhënat e mëposhtme nga ju (“informacionin tuaj”):

Ne mund të mbledhim informacionin tuaj nëpërmjet metodave të mëposhtme:

Ne jemi të vetëdijshëm se informacioni juaj mund të jetë konfidencial dhe ne do të mbrojmë konfidencialitetin e informacionit tuaj në përputhje me procedurat tona normale dhe kërkesat ligjore. Ne nuk do ta përdorim atë për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të përcaktuara në këtë politikë.

Ne do të përpunojmë informatat tuaja në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave të Shqipërisë nr. 9887, datë 10.03.2008, të ndryshuar me Ligjin nr. 48/2012, datë 26.04.2012 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, në përputhje me Ligjin Nr. 9918, datë 19.05.2008 për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë.

Kontakt

IDRA Research and Consulting është një kompani e inkorporuar dhe e regjistruar në bazë të ligjeve të Shqipërisë me numrin e licencës K61715038P dhe me zyrën e regjistruar në Rr. “Siri Kodra”, Pall. 94/5, Apt. 49 P. O. Kutia 1730, Tiranë, Shqipëri.

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim rreth kushteve të përdorimit, cookies ose privatësisë tuaj kur përdorni këtë Faqe, ju lutemi na kontaktoni në info@idrapoll.com.

© 2018 IDRA Research & Consulting